Porti i Kavajës, Haxhinasto : Investim strategjik

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vlerësoi se ndërtimi i një porti në Kavajë është një investim strategjik pasi mund të lidhet me Rotërdamin dhe Kanalin e Suezit.

Gjatë diskutimit në seancën plenare të Kuvendit të projektligjit që autorizon tre ministri të negociojnë kontratën e portit gjigand të Kavajës, Haxhinasto u shpreh se njëra nga kompanitë përbërëse të grupit “AECON”, është e angazhuar në vepra të mëdha si porti i ri i Londrës, “London Gateway”, porti i ri i Katarit, e shumë projekte të tjera. Sipas tij, disa nga këto projekte kanë ecur me një proçedurë të ngjashme.

“Në kuptimin dhe vleresimin strategjik duhet të biem dakord të gjithë, se ndërtimi i një porti të tillë në këtë zonë specifike nuk është rastësi. Nuk ka kompani në botë që të vijë e të investojë kot pa asnjë arsye, këtë duhet ta keni të qartë. Pritshmëria është që një pjesë e mallrave që vijnë nga lindja mos të shkojnë drejt portit të Roterdamit, por të kalojnë në këtë port. Duke kursyer rreth 7 ditë kohë por edhe duke reduktuar energji për të transportuar mallrat edhe për 5 mijë km të tjera”, tha ministri.

Kreu i MTI-së nënvizoi edhe një arsye tjetër shumë strategjike pse porti është konceptuar pikërisht në atë zonë.Ai bëri të ditur se është i mundur realizimi teknik i këtij porti me grykën e hyrjes në kanal dhe me një zone ekonomike rreth këtij kanali.

“Ky është një projekt që sjell zhvillim ekonomik të zonës, pra nuk është vetëm një port në kuptimin klasik të tij. Në lidhje me portet e tjera si porti i Vlorës, apo i Durrësit, që janë porte komerciale, të gjithë i dinë limitet e tyre. Durrësi kërkon thellim të vazhdueshëm. Aty përpunohen edhe mallra refuxho gjë që ka një impakt shumë të madh mjedisor.

Ka një problem shumë të madh me mungesën e pjesës pas Portit (Hinderland) që duhet të bëjë të mundur hapësirat për përpunimin apo magazimin e mallrave apo aktivitete të tjera, që janë parashikuar në këtë projekt që paraqesim sot. Te ky projekt pjesa e hinterlandit, është pjesë integrale”, shpjegoi ministri.

Me ndërtimin e këtij Porti, tha ai, do të kemi një ndarje të mirëfilltë të punës së porteve shqiptare, si ai i Durrësit apo i Vlorës, që kanë mundësi të kapin një segment të tregut që ne nuk e kemi akoma, pavarësisht investimeve që kanë filluar, që është tregu i marinave detare, i domosdoshëm për zhvillimit e sektorit turistik.

Ne nuk mund të zhvillojmë turizmin detar, nëse nuk zhvillojmë marinat detare. Në kuptimin strategjik impakti që do të sjelli ky port, është i jashtëzakonshëm. Mos të harrojmë impaktin në ekonomi. Ndërtimi i një zone të tillë përfshirë dhe portin parashikon hapjen e 70 mijë vende të reja pune. Impakt të madh në punësim do të ketë edhe gjatë fazës së ndërtimit, ku janë parashikuar rreth 6 deri në 7 mijë vende pune”, deklaroi Haxhinasto.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al