Gjendja e portierit të Partizanit, Aldo Teqja duket se është përmirësuar dhe këtë e bën të ditur vetë klubi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Partizani shkruan se gjendja shëndetësore e portierit është drejt përmirësimit të plotë.

Shumë shpejt ai pritet të largohet nga ambjentet e spitalit të traumës. Ndërkohë ai ka gjetur mbështetjen e klubit dhe të gjithë tifozëve gjatë kohës së qendrimit në spital.