Refuzimi që presidenti Ilir Meta i bëri Gent Cakajt, të propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Jashtëm, tashmë ka shkaktuar përplasje edhe në Kosovë.

Kanë qenë dy deputetë të Vetëvendosjes, Liburn Aliu dhe Rexhep Selimi, që kanë mbështetur vendimin e kreut shqiptar të shtetit, dhe nuk kanë kursyer sulmet si ndaj kryeministrit Edi Rama, Gent Cakajt por edhe analistit Baton Haxhiu. Në krah të Metës ka dalë edhe ish ministrja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Liburn Aliu, thirrjen e Baton Haxhiut drejtuar Metës për të dekretuar Cakajn, e sheh si “Kërcënim i UDB-së”.

Cakaj është shprehur po në emisionin e Baton Haxhiut disa muaj më parë se është pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, teori e propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi por që ka hasur në kundërshti të forta edhe në Shqipëri.

Ata kundër shprehen se ndryshimi i kufijve është plan i Beogradit për “Serbinë e Madhe”, e jo rastësisht përkrahësit i kanë quajtur si njerëz të Beogradit, siç është edhe rasti i Baton Haxhiut dhe gent Cakajt.

Kujtojmë se ditët e fundit, Ilir Meta është takuar me ish kreun e Vetëvendosje Albin Kurti.

sdfsdfwerge4ge4gdfg.jpg