Praktikë e vjeter apo ide e re

E çuditshme, por e vërtetë. Një pëllumb që mbante me vete kokainë dhe kanabis u kap nga rojet e një burgu në Kosta Rika. Zogu u ul në qendër të burgut të sigurisë së mesme “La Reforma” në qytetin San Rafael de Alajuela, dhe tani po mbahet në kafaz nga rojet. Droga ishte lidhur me xhep në gjoksin e pëllumbit.

Aty kishte 14 gr kokainë dhe një sasi hashashi i futur në qese plastike. Zyrtarë të burgut thanë se dyshojnë për disa të burgosur që e kanë stërvitur pëllumbin të sillet si korrier. Drejtori tha se ky ishte rasti i parë i përdorjes së një pëllumbi për të futur drogë në burg. Në të kaluarën sipas tij ishin përdorur qen dhe mace.

Gjatë Luftës së Dytë Boterore më shumë se 250 mijë pëllumba u përdorën për të transportuar mesazhe nga britanikët dhe francezët.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al