Pranga 10 shqiptarëve në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga 10 shqiptarë, anëtarë të një bande grabitëse. 300 grabitje në një vit kanë bërë që banda e shqiptarëve të bjerë në prangat e policisë italiane.
Të dhjetë shqiptarët e arrestuar janë pa leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian. Urdhër arresti ështëlëshuar gjithashtu dhe për një tjetër shqiptar, anëtar i kësaj bande që aktualisht ndodhet në territorin shqiptar.

Policia bën me dije se ata kanë grabitur 70 banesa, 150 salla video pokeri, bar e lokale publike, si dhekanë vjedhur rreth 100 automjete. Gjatë arrestimit Policia italiane ka sekuestruar një pjesë të konsiderueshme të objekteve të vjedhura si
dhe armë, municione e materiale të përdorura për të kryer grabitjet.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al