Pjesë nga intervista e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në emisjonin Java

Praninë e zëvendëskryeministrit, Erion Braçe në seancën e zhvilluar sot në Durrës për drejtorin e Kadastrës, për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tregon se ku ka përfunduar sistemi i drejtësisë. Kryemadhi tha se Braçe nuk ka punë në një seancë gjyqësore dhe nëse do kishte ndodhur në një rast tjetër do të ishte bërë debat i madh.

Kthimi i organeve të reja, i kamxhikut të saj le të themi, të SPAK-ut, mendoni se mund të ri vizatojë skemën politike shqiptare?
Po kush do t’ua besojë SPAK-un ju? A e patë se çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Durrësit? Çfarë pune ka Zv. Kryeministri në sallën e gjyqit? Se mos po shkon Zv. Kryeministri për një deputet që është arrestuar dhe po dënohet me burg sepse bëri një protestë kundër vrasjes së qenëve? Çfarë pune ka një Zv. Kryeministër në sallën e gjyqit?

Këtu ka përfunduar sistemi i drejtësisë, që nuk e beson më njeri. Kur më dënon mua, them dënim politik. Kur dënon atë thotë dënim kriminal dhe korruptiv. Tani hajde dhe më thuaj mua se si do ta gjesh.

Çfarë do të ndodhë nesër kur të vijë në pushtet Partia Demokratike dhe të shkojë Oerd Bylykbashi, Alibeaj, Nasip Naço apo edhe unë në sallë të gjyqit? Njeriu nuk shkon në sallë të gjyqit kur e ka edhe fëmijën e tij kur je në pushtet.
Po ku janë këtë nërkombëtarët, normale ju duket këtyre, kësaj zyrës së EURALIUS, OPDAT-it çdo zëvendëskryeministër dhe mirë që shkon, por fton dhe mediat.