Liverpool do të luajë çerekfinalen e Carabao Cup ndaj Aston Villa-s vetëm disa orë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube, këtë e ka konfirmuar EFL të martën.

The Reds kanë një kalendar tepër të zënë dhe Football League ishte duke punuar për të ndryshuar datën e ndeshjes së dhjetorit pasi përplaset me atë të Katarit.

Skuadra e Klopp do të ndahet në dysh, pra njëra do të luajë në Carabao Cup më 17 dhjetor, ndërsa tjetra më 18 dhjetor në Kupën e Botës për klube.

Klubi që aktualisht kryeson kampionatin anglez ka pranuar të përdorë dy skuadra të ndryshme për dy ndeshjet.