Për shkak të sistemeve operative të vjetra, WhatsApp do të ndalojë së funksionuar në miliona modele të iPhone dhe Android.

Aplikacioni më i madh i mesazheve nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq në pajisjet Android.

Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu aplikacionin e WhatsApp. Vetëm 7% e pajisjeve funksionojnë me sistemin më të vjetër se IOS 12. Shumica e përdoruesve thjesht do të jenë në gjendje të përditësojnë sistemin e tyre operativ në mënyrë që të vazhdojnë të përdorin shërbimin e mesazheve.

“Për shkak se ne nuk zhvillohemi për këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë së funksionuari në çdo kohë. Ne ju rekomandojmë të përdorni versionin e fundit të iOS, ose Android të disponueshëm për telefonin tuaj”, ” njoftoi WhatsApp me një postim në blog.

Kështu që përdoruesit e këtyre pajisjeve nuk do arrijnë të krijojnë llogari të reja ose të vërtetojnë ato ekzistuese që prej datës 1 shkurt 2020.