Prenda Sejdia: Ti shërbejmë të sotmes,nesër është vonë

Nga Prenda Sejdia, Kryetare LGI Lezhë

Ti shërbejmë të sotmes,nesêr është vonë. Kryefjala e ditës ; Drogë,korrupsion,kontrabandë,ryshfet,presion,shkelje ligji,padrejtësi etj….

Gjërat po lëvizin shpejt pasi kjo qeveri dhe strukturat e saj nuk janë në lartësinë e detyrës,por fatkeqësisht janë të zhytur në drogë dhe korrupsion,të konstatuara tashmë. E ardhmja e këtij vendi ështe parësore dhe jetike për çdo shqipfolës ndaj e sotmja duhet vlerësuar duke vepruar në sinkron me kohën.

Boll më me shpresa dhe aludime që i ndikojnë negativisht kësaj shoqërie.

Forca jonë politike kontribuoi nje mandat në bashke-qeverisje por segmenter e pushtetit përdoren mekanizmat e mashtrimit publik dhe nê emer të subjektit tonë politik vollën vrer ndaj ndarja jone qe e detyrueshme e cila nxori në pah fytyrën e vertetë te kësaj qeverie mashtruese dhe që më pas arriti të kanabizoje gjithë teritorin e vendit e të baltosë cdo qelizë të shoqërisë.

Kjo dalldisje i ka thellë rrênjët në qeverisjen aktuale ku as dreqi nuk do donte ti kishte. Forca jonë politike lufton pa kompromis këtë model që po qeveris vendin.

Heronjtë që besuan LSI-së,krijuan e ndërtuan atë,duke i dhënë asaj padyshim forcën,zemrën,energjinë e dinamizmin dhe kuptimin misionit të saj si një të vetmin,pa ekuivok,pa dilema,pa medyshje as tundim për të qënë sot një opozitë e fortë,e vertetë,e besueshme dhe qendrestare në krah të së drejtës e në shërbim te qytetarëve të këtij vendi që fatkeqësisht sot ndjehen më të vetmuar se kurrë më parē dhe për të çuar përpara misionin historik në mbrojtje të së ardhmes dhe fëmijëve shqiptarë. Në kushtet aktuale duket se ORA ka ngecur.

Por….. Shqiptarët nuk kanë pse të rënkojnë pafund por të marrim në dorë fatet e veta,fatet e vendit. Kjo qeveri u votbesua me votën e shqiptarëve por në 5 vite qeverisje gjërat janë përkeqesuar dukshem. Premtimet mbeten veçse në leter. Realizimet,asgjëkundi.

Borxhi shteteror arriti tavanin. Krimi shteteror kaploi çdo qelizë. Ndaj dhe pyetjet rrjedhin natyrshëm.

1-Ku jemi ne me ekonominë e vendit tonë?

2-Ku jemi me korrupsionin?

3-Ku jemi me të Drejtat e Njeriut?

4-Ku jemi me Drejtësinë dhe Gjykatat?

5-Ku jemi me zbatimin e ligjit?

6-ku jemi me spitalet e shëndetësinë?

7-Ku jemi me Arsimin dhe Kulturën?

8-Ku jemi me infrastrukturën në përgjithësi?

9-Ku jemi me sigurinë e jetës?

10-Ku jemi me investime vendase apo të huaja?

11-Ku jemi me punësimet?

12-Ku jemi me sherbimet në Komunitet?

13-Ku jemi me nivelin e drejtimit apo administratën shteterore apo publike?

Forca jonë politike,ka qenë,është dhe mbetet e pathyeshme përballë atyre drejtuesve të paaftë e korruptivë pasi nuk ia lejojmë dot vetes të vendosim maskë përballë gjithë kësaj tymnaje të krijuar përgjatë këtyre viteve.

Ishim pjesë e pushtetit dhe kemi ditur të mbajmë ekuilibra por asnjëherë në dëm të interesave të përgjithshme pasi LSI promovon vlera e progres së pari brenda forcës së saj ndaj kjo na bên të ecim perpara dhe të ecim më shpejt.

Duke u gjendur përballë gjithë këtyre konstatimeve monstruoze LSI si forcë opozitare është e vendosur të luftojë me cdo formê përballë këtij realiteti që ka pllakos vendin pasi kjo është kafshatë që nuk mund te kapërdihet dhe këto fakte i demostrojmë në sytë e gjithë nderkombëtarëve si besim të humbur në kêtë vend ku gënjeshtra shitet si njê e vërtete dhe anasjelltas e verteta çveresohet si një gjë boshe dhe pa pikë vlere.

Forca jonë opozitare fton anëtare,simpatizantë,intelektualë e qytetarë ti bashkohen opozitës për mbrojtjen e të drejtave te tyre tashmë të mohuara.

Ti themi boll më. Stop keq-qeverisjes dhe baltosjes.

Me dt 26 /Maj 2018, ora 11 Eja edhe ti,mos qëndro në shtëpi.

Bulevardi Dëshmoret e Kombit.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al