Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, uron Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanovic, ka uruar nëpërmjet një telegrami Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Vujanovic shpreh bindjen se zgjedhja e z. Meta në postin e Presidentit do të forcojë stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon si edhe do të forcojë lidhjet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Jam i bindur se zgjedhja juaj në interesin më të mirë të Shqipërisë, dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Shfrytëzoj rastin të shpreh respektin për marrëdhëniet mjaft të mira të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Bashkëpunimi jonë, gjithmonë në rritje, bazohet në miqësinë tradicionale dhe interesin e përbashkët për përparimin e shteteve tona dhe arritjen e prosperitetit të qytetarëve.

Në këtë frymë, dëshiroj të njoftoj gatishmërinë personale përkushtimit të forcimit të lidhjeve në mes shteteve tona, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe përshpejtimin e integrimeve Evropiane”, – shkruan Presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanovic në mesazhin e tij drejtuar z. Ilir Meta.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al