Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Polonisë, z. Andrzej Duda, ka uruar z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami urimi, z. Duda shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.
Gjithashtu, Presidenti i Polonisë thekson se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:

I nderuar zoti President,
Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim.
Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë. Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej. Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al