Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor uron Presidentin e zgjedhur Meta/ “Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona”

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor uron Presidentin e zgjedhur Meta:

“Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona, si dhe për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjet rajonale dhe ato të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar. ”

Letra e plotë: 

Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem më lejoni, që me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë, t’ju uroj shumë sinqerisht në emër të popullit slloven dhe në emrin tim personal.

Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona, si dhe për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjet rajonale dhe ato të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Sllovenia i kushton një rëndësi të veçantë mbajtjes së një dialogu dinamik dhe dialogu të hapur politik me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Shqipëria kanë interesa të njëjta në kuadër të NATO-s, duke kontribuar së bashku për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj për progresin që Shqipëria ka arritur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, gjë që padyshim është rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Unë besoj se Shqipëria, si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, do të vazhdojë me përgjegjësi në këtë rrugë dhe për këtë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.
Ju uroj shumë suksese në kryerjen e detyrës tuaj të re, si dhe përmbushje personale në përballjen e sfidave që ju presin.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al