Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Arba Kokalari, e cila dje fitoi zgjedhjet duke u bërë kështu shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Europian.

Kreu i shtetit thotë mes tjerash se Kokalari i bën të lumtur të gjithë shqiptarët pavarësisht vendeve ku jetojnë. Në mesazhin e Ilir Metës theksohet se shqiptarja Arba Kokalari është një model suksesi në Suedi dhe njëherësh  për Europën e bashkuar.

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi🇸🇪 por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!🇦🇱🇪🇺”-shkruan Meta.