Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta nisi sot një vizitë në Rrethin e Tropojës. Aktiviteti i radhës në të cilin ai mori pjesë ishte kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”.

Përmes një statusi në Facebook ai shprehet se shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet, qoftë ato lokale apo shtetërore.

“Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës.” – e mbyll statusin e tij Presidenti Meta.