Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për dhënie të gradës madhore Nazmi Cahanit, me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore.

Dekreti i Presidentit është në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”

Ky dekret i Presidentit pë dhënien e gradës për Nazmi Cahanin hyn në fuqi menjëherë.