Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së sotme të punës në Berat, ishte i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit të mësuesit të shquar, Shkëlqim Gjergjani me titullin “Nderi i Qytetit” (pas vdekjes) nga Bashkia e Beratit, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit.

Së fundmi, Meta shkruan se edukimi cilësor, qytetar, por edhe patriotik e kombëtar është domosdoshmëri.

Postimi i plotë:

Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Beratit për shpalljen “Qytetar Nderi” të personalitetit të arsimit shqiptar, Shkëlqim Gjergjani. Nderimi për këtë arsimtar të shquar uroj të shërbejë si nxitje e frymëzim për të gjithë mësuesit dhe pedagogët e sotëm për të kryer me përgjegjshmëri e devocion misionin e tyre tepër të rëndësishëm. Edukimi cilësor, qytetar, por edhe patriotik e kombëtar është domosdoshmëri.