Presidenti Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në Facebook, ku vlerëson ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën.

Kreu i Shtetit shprehet se Cana është një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Gjithashtu Presidenti Meta nuk ka lënë pa falenderuar ish-kapitenin për emocionet e dhururara dhe për promovimin e Shqipërisë nëpër botë.

Më poshtë postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.
I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.
Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.