Presidenti Meta ndodhet në Skrapar në hapjen e sezonit turistik nga bashkia.

Pas ceremonisë Kreu i Shtetit ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku uron një sezon të mbarë turistik si dhe shkruan se kriza politike në vend po sjell pasoja të rënda në ekonomi dhe për këtë duhet të reflektohet urgjentisht.

Më poshtë postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!
Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.
Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.