Presidenti i Republikës i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të rilindjes në Komisionin hetimor ngritur nga PS për shkarkimin e tij.

Një pyetje të një deputeti të përlamentit me mbiemrin Valteri, ai ju drejtua se duhet edhe përvoja për një parlamentarizëm duke shtuar se i kishte dhënë përgjigje pyetjeve të tij.

Por kreu i shtetit shtoi edhe një argument tjetër të qëndrimeve të tij.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një foto të vjetër, të 30 viteve më parë, ku shfaqeshin studentët e dhjetorit, duke i kërkuar Ramiz Alisë mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në foto shfaqej dhe vetë Meta, i cili tha se e ndjente veten me fat që ishte pjesë e kësaj ngjarje historike. Dhe për këtë shkak tha presidenti, do të ishte e tepërt që ti kërkoje atij rikthimin e zgjedhjeve ‘’si  njëherë dhe një kohë”.

“Është e tepërt që ti kërkosh një studenti të dhjetorit që të krijosh precedent të ri, të zgjedhjeve pa kandidat”, u shpreh Meta.