Presidenti Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes një  foto të publikuar në ‘Facebook’.

Ai e ka cilësuar postimin si ‘MEME OF THE DAY!’.

Në karikaturë shfaqet institucioni i Presidencës si një kala, që i bën ballë sulmeve të Rilindjes. Këta të fundit paraqiten duke sulmuar me heshta dhe shpata.

Kujtojmë që ditën e djeshme mazhoranca i hoqi mundësinë Metës të vonojë emërimin e gjyqtarëve dhe kryeprokurorit duke mos thirrur ceremoninë e betimit.

Nëpërmjet ndryshimeve të votuara me 86 vota pro, 7 abstenim dhe 13 kundër, mazhoranca i vendosi presidentit një afat prej 10 ditësh për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë gjyqtari e dërgon betimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. E njëjta gjë vlen edhe për kryeprokurorin.

86182304_2802783269767928_3903182771555663872_o.jpg