Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, i bën thirrje Gjykatave të vendit, që të lirojnë të burgosurit politikë. Meta ka bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar pas protestës së 17 majit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i shtetit, thekson se arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetën politike. ”Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për 7 të arrestuarit.

Postimi i plotë

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!