Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me vizitën e tij në Universitetin e Kozencës në Kalabri ku ka shprehur mirënjohje për kontributin e rëndësishëm të albanologun të shquar Francesco Altimari, dhe gjithashtu e ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Statusi i plotë:

Në mirënjohje për kontributin e tij të rëndësishëm për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e pasurisë gjuhësore, trashëgimisë kulturore, vlerave e traditave më të mira kombëtare në trevat arbëreshe dhe më gjerë, vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” albanologun e shquar Francesco Altimari.🇦🇱