Presidenti Meta përpara se të merrte vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, thotë se ka pasur të dhëna edhe për faktorë që mund të destabilizonin vendin.

Meta e ka lënë të kuptohej këtë në konferencën për shtyp.

‘Vendimi im është marrë më përgjegjësi të plotë për shkak të të gjitha dhënave që kam pasur, jo për shkak të vullnetit të të dyja palëve, por për shkak të informatave të brendshme dhe të partnerëve ndërkombëtare.

Situata më 30 qershor mund të shfrytëzohej për akte që mund të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit.

Që mund ti jepnin mundësi të dyja palëve të fajësonin njëra-tjetrëm dhe faji të mbetej jetim.

Ky ishte një vendim në bazë të informacioneve të siguruara nga agjensitë ligjzbatuese këtu por edhe të partnerëve jashtë.

Per stabilitetin tim, pergjigjem une e jo euro-juristet’, tha Presidenti Ilir Meta.