Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur deklaratat e ish-Zv/Kryetares së Gjykatës së Strasburgut, Angelika Nusberger, e cila në një intervistë për “Deutsche Welle” evidentoi se Vettingu, KED, incidenti procedural i Dvoranit, janë faktorët që sollën krizën në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, teksa po publikuar dhe intervistën e plotë të  anëtares gjermane të Komisionit të Venecias, kreu i Shtetit thekson se tashmë nuk ka më vend për interpretime të vendimit të Komisionit të Venecias, por tani, thotë Ilir Meta është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv

Reagimi i plotë i Presidentit Meta

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺