Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është sonte i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV. Në një postimin në Faceook, Presidenti Ilir Meta bënë me dije se intervista do të zhvillohet në orën 21:00 në SYRI TV. Përveç sfidës së hapur ndaj gazetarit Çim Peka, Meta ka bërë të ditur se do të nisë edhe një betejë të re.

Më poshtë, reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur miq,

Ju ftoj të më ndiqni sot live në Syri TV në ora 21:00, në një intervistë për gazetarin e mirënjohur Çim Peka. Lexova një shënim të Çimit, se do të më bëjë të gjitha pyetjet e mundshme, disa prej të cilave, siç paralajmëron ai, do të jenë pikante.

Unë jam gati të përgjigjem për gjithçka, por edhe unë do të kem disa pyetje për Çimin. Sot nga studio e Syri TV nisim një betejë të re për të mbrojtur një të drejtë tjetër kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, përveç të drejtës për zgjedhje.