Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, zotin Wolfgang Sobotka.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyerames Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.

“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera tëkëtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit,z.Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, – tha Kreu i Shtetit.

Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimittë vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.

Njëkohësisht, Presidenti Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.