Prezantohet projekti për rrugën Çorovodë-­Përmet, Meta: Kostoja të jetë e ulët, por jo në dëm të cilësisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin. Në aktivitetin e zhvilluar në Çorovodë morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, z. Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, z. Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë së Përmetit, z. Niko Shupuli, deputetët, z. Gledion Rehovica dhe z. Fidel Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Dashamir Xhika, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin dhe Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë.
Meta: “Është një projekt shumë i rëndësishëm ndaj ka nevojë për transparencë dhe konsulencë maksimale me qytetarët.Kjo rrugë i jep fund izolimit të Skraparit, por dhe krijon një korridor zhvillimor me Përmetin.Rruga që lidh Skraparin me Përmetin bashkon dy luginat më të bukura atë të Osumit dhe Vjosës.Është një mundësi për të rritur zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmin, për të zhvilluar më shumë bujqësinë dhe blegtorinë, duke ulur kostot e shërbimit për fermerët.”

(Burimi:integrimionline/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al