Ditën e djeshme Instagram dhe Facebook u goditën nga një defekt teknik që zbuloi mënyrën se si rrjetet sociale skanojnë dhe kategorizojnë fotografitë e përdoruesve.

Problemi ishte specifik me fotografitë, dhe preku në të njëjtën kohë edhe ËhatsApp, të tre aplikacione të Mark Zuckerberg.

E ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve fotografitë nuk shfaqeshin, në cepin e majtë lart, ajo që dallohej ishte një tekst që tregon se si inteligjenca artificiale e këtyre rrjeteve sociale dallon dhe kategorizon fotografitë e ngarkuara nga përdoruesit.

Për shembull, në fotografinë e Mark Zuckerberg lexohet: “Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qeshur, tekst.

fghdhrtth5tj.jpg

Gazetarja Karine Vann shrkuan në rrjetet sociale: “Jam e tmerruar, Facebook tashmë duket se nuk punon. Por në vend që të ngarkojë fotot, ngarkon përshkrimin që platforma ka bërë për fotot. A e ka bërë një kompjuter këtë kategorizim? Apo një njeri?”.

dgerthrth5jjfgh.jpg

Një përdorues tjetër shkruan:

“Shkova t’i uroja mikut tim për ditëlindjen, por në vend të fotos, pashë këtë përshkrim të frikshëm të analizuar nga nëj robot”.

Në përshkrimin për foton e tij lexohet: “Fotografia e profilit të Brandon Gravin mund të përmbajë: 3 persona, duke përfshirë Brandon Gravin, njerëz të qeshur, njerëz në këmbë, kapele dhe jashtë”.

dfswgergh4h.jpg