Prokurorja Sonila Muhametaj, të cilën kryeprokurorja Arta Marku e transferoi në Pukë, ka humbur fëmijën e saj.

Rastin e bën të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon Arta Markut që të kërkojë menjëherë ndjesë publike.

A ja ka thene njeri Arta Markut, qe prokuroja te cilen ajo e trasferoi ne kundershtim me ligjin ne Puke, humbi femijen???? Kryeprokurore kerko ndjese urgjent!”, shkruan Lala. Siç duke presioni psikologjik ka ndikuar në gjendjen e prokurores, duke humbur fëmijën që po priste të vinte në jetë.

Kujtojmë që prokurorja Muhametaj, bashkë me prokurorë të refuzuan të merrnin pjesë në short për dosjen “Shullazi”. Marku kërkoi nisjen e hetimit disiplinor për prokurorët që refuzuan pjesëmarrjen në short, vendimi tjetër është transferimi nëpër rrethe të disa prokurorëve, duke i larguar nga Tirana.

NJOFTIMI I PROKURORISË NË SHTATOR:

Prokurori i Pergjithshem urdheroi caktimin e perkohshem te prokuroreve:

Olsian Çela nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Berat;

Sonila Muhametaj nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Puke;

Besim Hajdarmataj nga Prok.per Krime te Renda ne Prok.Pogradec.