Prononcim për median i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

Meta dje keni pasur një darkë shumë të gjatë me z. Rama. Ishte një darkë e qetë e udhëhequr nga filozofia që ju keni z. Meta me “qetësi dhe dashuri” apo me tone të larta dhe mungesë konsensusi siç raportojnë disa media sot?

Po t’i referohesh z. Balliu mund të ketë gjera më serioze, por ajo që dua të them është që ky është një komunikim i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues.

Do të thotë që nuk keni diskutuar fare për kërkesën e opozitës për një qeveri teknike?

Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo është e domosdoshme.

Dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet më të larta të standardeve evropiane më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Dialogu për opozitën?

Po, patjetër që dialogu me opozitën është kyç dhe për integrimin evropian.

Po ku do të zhvillohet ky dialog z. Meta, sepse opozita është jashtë parlamentit dhe do të rrijë të paktën siç ka thënë jashtë parlamentit deri sa të plotësohet kërkesa e saj për qeveri teknike?

Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, sepse mazhoranca ka edhe qeverinë. Kështu që opozita parlamentin ka. Dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit.

Do ta prisni që të vijë apo do të ketë negociata që ajo do të rikthehet në parlament?

Ju e dini që për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi.

A keni nisur negociatat z. Meta? Të paktën me Opozitën, pasi ajo thotë që Parlamenti është te çadra te “shtëpia e lirisë”….

Tani, negociatat nuk hapen pa u zbatuar Vetting-u dhe pa u realizuar zgjedhjet e standardeve. Meqenëse përmendet negociatat, ato nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i Vetting-ut, që do të thotë kushtetuese dhe ligjore. Dhe së dyti, pa u realizuar dhe zgjedhje të standardeve më të larta në 18 qershor. Hajde bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime në mënyrë që të hapen ato që janë negociatat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Si do t’i bëhet me komisionet e Vetting-ut z. Meta? Javën tjetër duhet të zgjidhen komisionet e Vetting-ut. Opozita nuk vjen dhe pa të nuk mund të ketë ngritje të komisioneve…

Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të mirë konstruktive për të ecur në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve që Kuvendi ka miratuar për reformën në drejtësi.

Edhe diçka të fundit z. Meta, mbledhja e kryesisë vjen si pasojë edhe e takimit të mbrëmshëm që patët me Kryeministrin Rama?

Mbledhja ka qenë e planifikuar më parë në vijim të angazhimit të vazhdueshëm të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Do të ketë një vendimmarrje në këtë mbledhje edhe për fatin e koalicionit? Apo darka e djeshme e ka zyrtarizuar tashmë që ju do të vazhdoni së bashku edhe pas 18 qershorit?

Unë mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet dhe t’i japë një impuls të fuqishëm të gjithë reformave integruese të vendit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al