Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas takimit me përfaqësues të AKIP-it

Sapo jeni takuar me përfaqësues të AKIP-it, çfarë kërkuan te ju shoqëria civile?

Sot kam pasur me kërkesë të tyre takim paradite dhe me përfaqësues të shoqatës së ricikluesve, dhe pak më parë dhe me një përfaqësi të Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Takime të cilat siç thashë edhe më parë u kërkuan dhe nga përfaqësues të këtyre shoqatave lidhur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në momentin e shqyrtimit të dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ka rikthyer për shqyrtim këtë ligj në Kuvend.

Besoj se është plotësisht normale që kur të gjitha këto përfaqësues kanë interes të takohen me grupet parlamentare, pasi Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kërkuar takim edhe me kryetarët e grupeve parlamentare të tjera në Kuvend. Qëlloi që axhenda e lejoi që të takoheshim sot me ta dhe ky takim ishte pikërisht për të dëgjuar me qetësi të gjitha argumentet që jepen. Argumente të cilat shpesh janë dhe në studio televizive, dhe besoj se është më e dobishme që këto argumente të dëgjohen, apo sqarime, apo plotësime, mund t’i konsideroni si të doni, të cilat jepen në një takim të drejtë për drejtë ku mund të flitet hapur për gjithçka.

Kështu që edhe paradite, edhe tani në drekë, ishin besoj takime që kishin të bënin pikërisht me shikimin, dëgjimin dhe me kthjellimin e shumë çështjeve të një problemi, që ka ndezur jo pak vëmendjen e opinionit publik, ka krijuar një sensibilitet të lartë shoqëror, që është evident.

Unë i përshëndes të dy subjektet, që ishin nismëtar për t’i kërkuar këto takime, sepse ju e dini se nuk kemi pasur më parë takime me ta, sepse nuk është kërkuar. Besoj se ishin shkëmbime të dobishme pasi sa më shumë argumente të njihen dhe sa më shumë çështje të sqarohen, aq më mirë i bën të gjithë këtij procesi kaq shumë të debatuar.

 

Dhe si do të përkthehet në votë argumentet që dhanë si ricikluesit ashtu dhe shoqëria civile?

Besoj se është një ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka dhe sigurisht nga dëgjimi i vëmendshëm lind edhe reflektimi. Dhe sot nuk është dita e reflektimeve. Sot ishte dita për t’u thelluar në këtë argumente i cili është një argument delikat, imponon një seriozitet të lartë shoqërorë në radhë të parë, dhe si i tillë është mirë që pas dëgjimit të jemi akoma më të ndërgjegjshëm për gjithçka lidhet me fenomenin, zgjidhet ligjore, dhe gjithçka tjetër që lidhet me to. Në mënyrë që të gjithë të jemi të qetë edhe si politikan edhe si qytetar për të gjitha vendimet që marrim për sot por dhe për nesër.

Vasili, burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se do të ketë tre amendamente në ligj. Këto janë propozuar vetëm nga PS, bashkërisht apo…

Nuk i njoh këto burime që citoni ju. Për momentin aktual, thashë kjo ishte dita e sotme dhe këto ngjarje që ndodhën ditën e sotme dhe kanë pikërisht këtë efekt që thashë. Meqenëse është një moment rishqyrtimi, reflektimi, të dëgjuarit dhe të thelluarit në mënyrë të drejtpërdrejtë është më i miri, pasi thashë që këto takime nuk kanë ndodhur më parë. E thashë edhe një herë tjetër, e përshëndes kërkesën e të dy palëve për t’u takuar dhe për të folur sy më sy për çdo lloj shqetësimi.

Deputetë të mazhorancës, por edhe ministrat kanë vendosur në pozita qesharake deklaratën e Ylli Manjanit për deklaratën e kanabisit, ju si e lexoni?

Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi, duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al