Shumë banorë të zonave rurale të Elbasanit dhe bashkive të tjera të këtij qarku, janë ngritur në protestë këtë të dielë duke bllokuar rrugën nacionale në Papër.

Protestuesit, me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, kërkojnë punësim dhe taksa më të ulëta.  Ata shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë.

Qytetarët thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie. Vjedhin djersën tonë. Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.

Qeveria vetëm merr paratë tona dhe nuk na kthen mbrapsh asnjë investim që hap vende pune. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Na kanë hequr edhe ndihmën ekonomike dhe jemi pa bukë në shtëpi

Duhet të protestojmë në Tiranë më 16 Shkurt. Të gjithë kundër Kryeministrit të varfërisë “, shprehen banorët.