Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me protestën e sotme në Paris, ku ka krahasuar sjelljen e policisë franceze me atë të trimave “policë” të Edi Ramës me gratë dhe të rinjtë e Unazës së Re.

Statusi i plotë:

Këto janë foto nga protesta e Parisit sot.

A thua edhe këto do shkojë ti tërheqë zvarrë e ti dhunojë policia franceze, njësoj si trimat “policë” të Edi Ramës me gratë dhe të rinjtë e Unazës së Re?

Dhe të mendosh, këta në foto protestojnë për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa banorët e Unazës së Re kundër prishjes së shtëpive.