Prononcimi për media e deputetit të LSI, Endrit Braimllari nga protesta tek Unaza e Re

Ju jeni njohur me këtë situatë, ku është thënë gojarisht por jo e shkruar e zeza në të bardhë..

Jemi informuar nga banorët, jo vetëm sot, por edhe ditë më parë që thjesht që i është thonë gojarisht që do prishim objektet, por nuk ka asnjë shkresë domethënë. Është tipike se si Edi Rama e drejton shtetin në mënyrën më të turpshme. Çështja këtu nuk është ka apo nuk ka shkresë. Çështja këtu është që të vijnë përfaqësues të qeverisë, bashkisë të Tiranës që t`i dëgjojnë dhe ti japin zgjidhje. Ne nuk jemi kundra zhvillimit të zonës, por Kryeministri ka të drejtën morale të vijë dhe të dëgjojë. T`i lërë edhe njëherë, show-n e tij publik, jo në Lezhë apo ku di unë anë e mbanë vendit me dëgjesa me qytetarët. Qytetarët e vërtetë të Shqipërisë dhe të  Tiranës janë këta këtu që kanë halle dhe probleme. E tha zotëria në fjalën e tij. Në kohën e diktaturës, tha ,më mbyllën shtëpinë e më përzunë, tani ky po ma shkatërron shtëpinë. Pra, është i njëjti sistem, e njëjta filozofi, e njëjta mënyrë funksionimi. Këto banorë kanë nevojë për mbështetje. Opozita e bashkuar do të jetë këtu përditë për të përkrahur banorët. Ne jemi pro zhvillimit të  Tiranës dhe Shqipërisë, por nuk jemi kurrsesi pro shkatërrimit të shtetit të së drejtës, pro dëmtimit të pronës të këtyre banorëve. Këto banorë meritojnë respekt, minimumi meritojnë të dëgjohen dhe të gjithë së bashku të marrim një vendim për atë që pret. Koha kur Edi Rama kërkon të vendosë Shqipërinë nën diktatin e dhunës, nën diktatin e forcës, ka marrë fund e ka marrë fund vite më parë. Sot, banorët më shumë se kurrë janë të bashkuar për ta çuar këtë kauzë deri në fund sepse kjo nuk është politike, ka të bëjë me ekzistencën e tyre. Kjo ka të bëjë me jetën e tyre, shtëpinë, me mundin e djersën që këta kanë punuar për 27 vite, dhe mezor kanë arritur të ndërtojnë një shtëpi për të futur kokën e tyre dhe ky vjen dhe kërkon tua prishë. E thashë pak më parë. Mos të na nxjerrë përfaqësues të qeverisë e të na tregojë rregullat e ligjet, se vetë ai nuk njeh rregulla dhe ligje. Si mundet të kërkojë ai prishjen e këtyre objekteve, kur vetëm Aluizni që procedon mbi legalizimin, ka ardhur, ka bërë matjet dhe këta kanë paguar edhe detyrimet e Aluiznit dhe tani ai do ta prishë. Nëse kjo ka qenë zonë studimi, pse duhet të vijë Aluizni të marrë taksat, lekët e me radhë? Pra është non sense. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Sot. Ne jemi me këto qytetarë dhe unë sot nuk jam si deputet i LSI-së, as si politikan, por jam si qytetar. Se sot ka ky zotëria këtë hall, nesër do vijë të më godasë shtëpinë time, pronën tuaj e të gjithë me radhë sepse ai ka humbur ndjeshmërinë sociale dhe ka humbur komunikimin e drejtpërdrejtë me hallet dhe problemet e njerëzve.