Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me protestat e vazhdueshme të studentëve dhe sjelljen e qeverisë ndaj tyre.

Vasili shkruan se arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare,që janë kthyer në një hon që përpin para’

 

Postimi i plotë i Vasilit:

Arsimi publik falas është detyrimi më minimal për shqiptarët, më mësimdashësit, që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.

Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro,po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma,koncesione në shëndetësi,fasada,zyra e wc etj etj etj .

Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare,që janë kthyer në një hon që përpin para’.

Në qoftë se kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra janë :

Armiq të popullit