PROTESTUESJA KËRKONTE NDIHMË PËR TA IDENTIFIKUAR, REAGON RRUFESHËM I RIU: TË TREGOJ KUSH JAM (E PLOTË)

Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese e Fondacionit Down Syndrome Albania ka publikuar ditën e sotme disa foto në rrjetin social, ndërsa pyeste për të identifikuar një të ri që e kishte hasur gjatë protestës.

E shqetësuar nga fakti që në fletushkë ishte shkruar edhe një pikë me përmbajtje politike, Zaimi pyeste nëse ky i ri kishte marrë lejen e organizatorëve të protestës për të shpërndarë fletushka dhe nëse ndokush e njihte të riun, i cili kishte refuzuar ti tregonte se kush ishte.

Sakaq ka ardhur edhe reagimi nga i riu.

Me anë të një postimi, i riu është prezantuar si Nerdi Vathi, gjimnazist dhe aktivist i forumit rinor të LSI, teksa i ka kujtuar Zaimit se ka qenë jo pak herë pjesë e aktiviteteve të fondacionit të saj.

I riu ka shkruar se kur zonja e ka pyetur për identitetin e tij, është ndjerë sikur po merrej në pyetje nga policia, ndërsa i ka bërë thirrje Zaimit që në një ditë të tillë të harrojë karriget politike që ata përfaqësojnë dhe të bashkohen të gjithë së bashku në protesta mbarëpopullore kundër taksave të larta dhe lirimit të të arrestuarve të Rrugës së Kombit.

Më thirrët dhe më fotografuat dhe kam dalë më bukur seç dukem në të vërtetë, unë isha pjesë e protestës dhe nuk isha atje as për të provokuar e as për ndonjë gjë tjetër që ju shkon në mendje dhe ndjehem shumë i çuditur për këtë gjë ! Mënyra se si më pyetët ju zonjë ishte si të isha në komisariat dhe sigurisht që përgjigja ime do ishte ajo që dhash, edhe nëse do më kishit pyetur prap në atë mënyrë përgjigja do te ishte e njëjtë!! Jam kundër taksave dhe koncesioneve , dua të lirohen të burgosurit e Rrugës së Kukësit, dua të rikthehen 20 mijë familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, dhe bizneseve të vogla të mos iu vendoset tvsh sepse prindërit e mi kishin një biznes dhe e mbyllën sepse nuk e përballonin dot. Por nuk po të përgjigjem për veten time”, ka shkruar aktivisti i LSI.

REAGIMI I PLOTË: 

Përshëndetje miq !!

Unë jam Nerdi Vathi, një gjimnazist maturant në shkollën “Arben Broc” dhe banoj në Tiranë . Po i shuaj kureshtjen zonjës Emanuela Pepkola Zaimi e cila para pak orësh bëri një postim ku shihej një foto e imja dhe shkrimi “Kush e njeh këtë djalin, ta gjejmë etj etj”

Zonja Emanuela unë jam një gjimnazist i thjeshtë , kam marrë pjesë dhe në aktivitetet tuaja. Ndryshe nga shumë të rinj që janë në kafene ose në emigrim, unë isha pjesë e protestës për të drejtat e mija dhe për hallet e njerëzve që janë si puna e prindërve të mi !

Më thirrët dhe më fotografuat dhe kam dalë më bukur sec dukem në të vërtetë, unë isha pjesë e protestës dhe nuk isha atje as për të provokuar e as për ndonjë gjë tjetër që ju shkon në mendje dhe ndjehem shumë i cuditur për këtë gjë ! Mënyra se si më pyetët ju zonjë ishte si të isha në komisariat dhe sigurisht që përgjigja ime do ishte ajo që dhash, edhe nëse do më kishit pyetur prap ne ate mënyrë përgjigja do te ishte e njëjtë !! Jam kundër taksave dhe koncesioneve , dua të lirohen të burgosurit e rrugës së kukësit , dua të rikthehen 20 mijë familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, dhe bizneseve të vogla të mos iu vendoset tvsh sepse prindërit e mi kishin një biznes dhe e mbyllën sepse nuk e përballonin dot. Por nuk po të përgjigjem për veten time .

Jam pjesë e forumit rinor LRI dhe jam shumë krenar për këtë gjë dhe e përfaqësoj forumin tim me shumë krenari !

Për mendimin tim zonja Emanuela sot në këto ditë që jemi do të ishte mirë t’i harronim karriget politike , nuk ka rëndësi a jam i LRI i FRPD apo i shoqërisë civile për sa kohë unë protestoj për hallet e mija dhe të popullit shqiptar , për sa kohë familja ime eshte e papunë , për sa kohë Edi Rama bashkë me miqtë e tij oligark hanë bukë mbi kurrizin e Shqipëtareve !!

Zonja Emanuela shpresoj që ky reagim i imi te arrijë të ndryshojë sadopak paragjykimin tuaj për politikën shqiptare, sepse kështu Shqipëria sdo perparojë kurrë drejt Europës dhe perëndim.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al