Erling Haaland është talenti më i kërkuar në Europë për shkak të paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Marca”, së fundmi në garë për të nënshkruar me norvegjezin është futur edhe Paris Saint Germain.

Nënshkrimi i Haaland me kampionët e Francës do të vijë si plan B, vetëm nëse Mbappe largohet nga PSG-ja drejt Real Madridit.

Për t’iu kundërpërgjigjur në farë mënyre Realit, PSG po përgatit një mega-ofertë për Dortmundin dhe njëkohësisht edhe kontratë faraonike për 19-vjeçarin që po preferohet nga të gjithë.

Kujtojmë që Haaland ka shënuar deri tani 41 gola dhe në rikthimin e Bundesligës, fundjavën e kaluar, realizoi golin e parë për skuadrën e tij.