Paris Saint Germain po mendon të heqë dorë nga Edinson Cavani që në merkaton e janarit.

Lajmi bëhet i ditur nga “L’Equipe”, me prestigjozen franceze që zbulon se sulmuesi do të ndryshojë fanellë për pjesën e dytë të sezonit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, kampionët e Ligue 1 janë futur në negociata me klubin spanjoll, Atletico Madrid. “Los Colcheoneros” po kërkojnë një sulmues që prej dëmtimit të Diego Costa dhe Cavani shihet si zgjidhja ideale.

Nëse diçka ndodh brenda muajit janar, kartoni i 32-vjeçarit do i kushtonte 15 milionë euro arkave të klubit nga La Liga. Në rast të kundër, Cavanin mund ta marrë me parametra zero në fundin e sezonit aktual, kur edhe i skadon kontrata me PSG-në.