Nga Marsela Lekli (Psikologe)

Tërmeti 26-Nëntorit 2019, ku mori 51 jetë të pafajshme, shumë familje kaluan trauma të mëdha psikologjike dhe shëndetësore. Njerëz që kishin humbur të afërmit e tyre, humbën arsyen qëllimin për të jetuar, fëmijët janë akoma nën pasojat e tërmetit, fëmijë të cilët janë me probleme shëndetësore, vuajnë nga autizmi, probleme mendore, nuk kanë marrë akoma trajnime psikologjike të mirfillta dhe janë lënë mbas dore nga insitucjonet përkatëse ku pjesa më e madhe fëmijëve dhe të rriturve jetojnë akoma me ankthin e frikën e termetit.

Këto banorë, fëmijë përveç strehimit që nuk iu është siguruar akoma, jetojnë në çadra në gjendje të mjerueshme, të sëmurë me probleme të ndryshme shëndetësore ku nuk ju jepet mbështetja sociale-psikologjike për të kaluar traumat e tëmetit. Në këtë situatë në të cilën ndodhen luhatjet psikologjike mund të agravojnë më shumë. Ankthi dhe çrregullimet psikologjike bien më shumë tek fëmijët, për të qetësuar fëmijë të kalojnë ankthet dhe frikën mbani fëmijët sa më larg ambientit që ka ndodhur tëmeti, mos bëni diskutime në sy të fëmijëve, shmangni rrjetet socjale ku ato shohin çdo gjë që po ndodh jashtë. Për ti shmangur të gjitha këto, fëmija juaj do jetë më i qetë. Dhe vetë personat e rritur që janë në ankth dhe rëndesë psikologjike, të shmangin gjatë ditës komunikimet me njëri-tjetrin, ( për tërmetin) lajmet nëpër tv si dhe portalet në rrjetet sociale, ngarkesa emocionale dhe psikologjike do të rëndojë më shume tek ju.