Publikohen regjistrimet e zërit të tërmetit të forte që u regjsitrua mbrëmjen e djeshme në Elazig të Turqisë.

Regjistrimi audio i lëkundjeve të tokës është bërë në një prej universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tërmeti 6.8 ballë i shkallës rihter, me epiqendër Elazig Sivrice, u ndje jo vetëm në pjesën Lindore të Turqisë por edhe në Siri dhe Iran.

Pak pas lëkundjeve, sizmiologët dhe një universitet në Washington publikuar regjistrimin audio.

Në regjistrimin  më poshtë, dëgjohet zhurma e krijuar nga tërmeti.