Lefter Koka / Faleminderit, për të gjithë ju qytetarë që me besimin, kulturën dhe vendosmërinë treguat se jeni shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare

Kandidati i cili kryesonte listën e LSI-së në qarkun e Durrësit, Lefter Koka, tanimë deputet i këtij qarku në Parlamentin e Shqipërisë me anë të statusi në facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan LSI-së, të gjithë kandidatët për deputetë, drejtuesit, koordinatorët e fushatës për pasionin dhe vendosmërinë me të cilën punuan.

Statusi i plotë:

Qytetarë të Durrësit, Shijakut dhe të Krujës!
Ju falenderoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë, Ju që na besuat !
Nuk mund të lë mënjanë këtu kandidatët për deputetë të Qarkut Durrës, drejtuesit dhe koordinatorët e fushatës për punën në ekip, pasionin e vendosmërinë të çdo anëtari të strukturave që punuan për një kohë të gjatë në këtë fushatë intensive, si dhe qindra e mijëra të rinjve në çdo zonë të Qarkut Durrës që nuk njohën lodhje kurrë.
Sërish faleminderit, për të gjithë ju qytetarë që me besimin, kulturën dhe vendosmërinë treguat se jeni shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare.
Ju jam mirënjohës përjetë!

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al