Radomira: Destinacioni katërstinorë i turizmit Shqiptarë

Radomira është një vend në lartësitë e Korabit me vlera të medha natyrore dhe klimaterike e lakmuar nga vizitorët dhe turistët e huaj në të katër stinët. Radomira ngrihet në lartësinë 1250 m mbi nivelin e detit dhe thuhet se emri shqip i saj është “Rahu Mirë” që më shqip, eshte fushë kullotore e mirë që është kthyer në sllavisht Radomir.

Është vendi më i preferuar për turizmin dimëror ku bora gati nuk shkrin kurr, por rruga për në këtë parajsë turistike në të katër stinët është shumë e dëmtuar gati e pa kalueshme. Këtë e konfirmojnë edhe mjaft operatore turistike, turistë të huaj kurioze dhe aventuriere. Janë vetëm 3 km rrugë gati e pa kalueshme për të arritur borën e kësaj lartësie. Bora këtë dimër të ngrohtë është në kuotën 1600m,pra më lartë se zakonisht.

Nga lartësitë e Korabit,miku i lartësive , gazetari Ilir Mati, raporton sot që në Radomirë bie shi kur zakonisht në këtë stinë duhej të binte borë. Bora është më lart, atje ku synojnë edhe vizitorët dhe të apasionuarit pas sportit të skive. Nga territori shqipëtar nuk ngjitesh dot sepse nuk ka rrugë. Turistët shpërngulen e ngjiten në Korab nga territori Maqedonas, pasi nga andej rrugët automobilistike për barinjtë dhe turistët të çojnë deri në kuotën 2000m aty ku bora eshte e sigurte dhe sportet dimërore janë të mundëshme. Vetëm 3 km rrugë duhen që ngjitja të bëhet nga toka shqipëtare, kjo do të ndihmonte turistët dhe barinjtë e këtyre maleve që shquhen për mbarështimin e bagëtisë në këto zona, kryesishtë të deles së Korabit.

Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe radomir3Maqedonisë. Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund e cila vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m. Nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet deri në fshatrat e Rekës duke udhëtuar nga Gostivari e deri në disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj, Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit nga organizohen ngjitjet alpinistike çdo vit.

Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe saj kontribues Radika. Ajo është e vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharit. Korabi është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerore. Në anën perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të thepisur. Një lloj i kulmit të dyfishtë, i Korabit 1 dhe Korabit 2, që arrin lartësinë 2756 m, e cila pothuajse ka të njëjtën lartësi, është rreth 150 metra në veriperëndim të majës së Korabit brenda territorit shqiptar.

Në të njëjtën kreshpë janë dy maja të larta që arrijnë mbi 2700m, Shulani i Radomirës dhe Korabi 3 që quhet në gjuhën shkencore. Juglindja, duke pasur pak zona shkëmbore ndajnë disa livadhe, të cilat arrihen shumë thjesht, dhe herë pas here nga barinjtë me kopetë e tyre të deleve. Përveç majës së Korabit, ka disa të tjera, pothuajse në të njëjtën kuotë lartësie të barabartë në jug është një tjetër majë, Maja e Moravës, e cila është 2718 metra.

Në pjesën më të lartë të saj, mbi 2000 m, klima është alpine dhe përfshin disa elemente të florës alpine. Mali Korab është shtëpi për ujvara spektakolare në luginën e sipërme të lumit Përroi i Thellë. Gjatë kohës së pranverës, ujëvarat arrijne një lartësi prej mbi 130 metra, e cila e bën atë më të lartën në Maqedoni. Kufiri shtetëror ndërpret majën më të lartë Korabi i madh. Ngjitja nga pala e Republikës të Maqedonisë përfshin hyrjen e zonës kufitare maqedono-shqiptare.

Ndërsa nga Shqipëria,ngjitja bëhet nga Peshkopia,Kalaja e Dodës, por mund të udhëtohet edhe nga rruga e Kombit deri në Kukës pastaj drejt Kalasë së Dodës. Këto bukuri të turizmit shqipëtar, duhen mbajtur në konsiderate nga pushteti qëndror dhe lokal, për të investuar në infrastrukturë kryesisht në atë rrugore, por dhe në aksesore të tjerë që të mund t’i shërbejnë turizmit duke ndihmuar ekonominë e zonës dhe të vendit.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al