Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pas triumfit drithëruese në katër sete kundër Nick Kyrgios të hënën në Melbourne.

Numri një i botës nuk e kishte humbur asnjë set para këtij dueli në këtë turne, por australiani doli të ishte testi më i vështirë i tij deri tani duke ia rrëmbyer një set, raporton Gazeta Express.

Kyrgios, i cili doli për t’u ngrohur për këtë meç i veshur në fanellë të Kobe Bryant që vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter, bëri betejë të fortë por Nadal doli triumfues 6:3 3:6 7:6 (8:6) 7:6 (7:4).

Nadal do të përballet me numrin pesë të botës, austriakun Dominic Thiem në rrethin e tetë më të mirëve.