Monika Kryemadhi: Rama i frikësuar nga frika e provave që e implikojnë në zullumet e bandave të trafikut

Pas deklaratave të njëpasnjëshme që kryeministri Rama dha mbrëmë në emisionin “Zonë e lirë”, ka ardhur sot kundërpërgjigja e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi.Nëpërmjet një statusi në Facebook ajo theksoi se Rama është  i frikësuar nga frika e provave që e implikojnë në zullumet e bandave të trafikut.

Më poshtë do të ndiqni statusin e plotë të znj. Kryemadhi:

Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri. Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet.

Burimi: (integrimi.al/T.I.)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al