Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me vendimin e kryeministrit për të marrë postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gjosha shprehet se kryeministri duhet t’i shkarkoj të gjithë ministrat dhe të emëroj veten e tij në çdo post qeverisës.

Statusi i plotë:

Unë mendoj që Kryeministri duhet t’i shkarkoj të gjithë ministrat dhe të emëroj veten e tij në çdo post qeverisës. Madje duhet të emërohet edhe Kryeprokuror.
Në fund të fundit Shqipëria tashmë është de facto parti shtet!