Rami: Përmes këtyre investimeve synojnë rritjen e prodhimtarisë bujqësore

Zamira RamiNë mbështetje të fermerëve të njësive administrative, Bashkia Gjirokastër për herë të parë pas shumë vitesh ka bërë të mundur ndërhyrjen në një pjesë të kosiderueshme të kanaleve vaditëse. Aktualisht pas pastrimit të 6000 metra linear kanal vaditës, 600 ha tokë bujqësore janë nën ujë.

Pas hapjes së kanalit vaditës me gjatësi 90 m, që furnizon fshatrat Humelicë dhe Palokastër, 95 ha tokë në këtë zonë furnizohen me ujë. Kanali vaditës i fshatit Hundëkuq u rehabilitua pas 95 vitesh dhe tashmë furnizon me ujë 50 ha tokë. Nga pastrimi i kanalit nga përroi i Dhoksatit- Valare, me gjatësi 2100 m, tashmë furnizohen 190 ha tokë.

Pas 15 vitesh u pastrua kanali Lumi i Kardhiqit- Palokastër- Mashkullorë- Virua, me gjatësi 2020 m e që furnizon një sipërfaqe prej 160 ha tokë bujqësore. Nga pastrimi pas 10 vitesh i kanalit Liqeni i Dhoksatit- Fushat e Këllëzit në gjatësi 240 m linear mbulohen me ujë 20 ha tokë bujqësore. Kanali ujitës i fshatit Shën Todhër mbulon me ujë një sipërfaqe prej 10 ha.

Pas pastrimit dhe hapjes së kanalit të ri ujitës Lumi i Zhulatit- Kakodhiq në një gjatësi 790 m linear, mbulohet me ujë një sipërfaqe 70 ha. Në punë çdo ditë, në të gjithë territorin e Bashkisë Gjirokastër, për të sjellë zgjidhjen më të shpejtë për problemet e banorëve.

Zamira Rami.2.1jpgPërmes këtyre investimeve, zonja Rami thekson se “synojmë rritjen e prodhimtarisë bujqësore, rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, si dhe rritjen e aftësive konkurruese të prodhimeve bujqësore” Sistemi i kanaleve vaditëse në këto vite ka qenë pothuajse inekzistent për arsye të bllokimit të tyre nga mbetjet urbane apo mbetje organike të kafshëve që hidhen nga vetë fermerët, duke shkaktuar shpesh herë edhe përmbytje.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al