Sergio Ramos ka ngritur pyetje përse VAR-i nuk u përdor gjatë dy momenteve të diskutueshme në “El Clasico” e cila u mbyll në barazim pa gola.

Papiteni i Realit thotë se Raphael Varane u pengua dy herë në zonën e Barçës në “Camp Nou”, por për gjyqtarin gjithçka ishte në rregullt.

Në pjesën e parë, Varane u godit me take nga Clement Lenglet e cili e kishte ngritur këmbën lart dhe pastaj u tërhoq për fanelle nga Ivan Rakitic.

Gjyqtari i takimi Jose Hernandez Hernandez nuk dha penallti në asnjërin prej këtyre dy incidenteve, por as VAR-i nuk ndërhyri për t’i rishikuar rastet.

 “I pashë incidentet në pushimin mes pjesëve dhe ishin (penallti) të qarta. Të dyja ishin penallti, por nuk mund ta ndryshojmë këtë tani”, tha Ramos.

“VAR-i është këtu për të ndihmuar. Ishte fat i keq. Herën tjetër, do të jetë radha jonë që VAR-i të mos ndërhyjë”, shtoi ai.