Ramush Haradinaj uron Presidentin e Ri, Ilir Meta/ “I bindur se Presidenti Meta do punojë me përkushtim për zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë”

Kreu i AAK-së, ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi Ilir Metën pas zgjedhjes si Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë. Në urimin e tij Haradinaj theksoi bindjen se Presidenti i Ri, Meta do kontribuojë për forcimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“I Dashur Ilir,
Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur së ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërorë, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.

Mbetem me shpresë po ashtu se zgjedhja juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të presidentit Nishani”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al