Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s, ka lënë të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në raportin e fundit rritja ekonomike e vendit mbetet e pandryshuar, në 3.8% këtë vit dhe po kaq vitin e ardhshëm.

Ndërkohë zhvillimet e fundit politike të tensionuara duket se nuk kanë ndikuar në vlerësimin e agjensisë ndërkombëtare financiare për rritjen ekonomike.

Sipas Moody-s, borxhi publik vijon të vlerësohet si stabël.

Ndërsa përsa i përket nivelit të inflacionit, pritshmëritë janë përkeqësuar pasi projektohej që inflacioni në 2019 të ishte 2.9%, ndërkohë në raportin e fundit vlerësohet 2.2%.