Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

Kreu i Shtetit thekson se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
📌 RAPORTI I PLOTË: https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf
Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. 🇦🇱🇪🇺”, deklaron Meta.

Meta Fb

Raporti në fjalë thotë ndër të tjera se “në Shqipëri, e cila është një prodhuese e kanabisit bimor për tregun Evropian (EMCDDA dhe Europol 2019), kultivimi i bimës së kanabisit pritet të rritet ndërsa burimet e zbatimit të ligjit janë devijuar për të zbatuar pajtueshmërinë me kufizimet e masave të COVID-19 (Gjorgjeviç, 2020).

Disa rrugë trafiku nga Ballkani Perëndimor për pjesën tjetër të rajonit dhe BE janë ende në përdorim, bazuar në konfiskimet e mëdha të kohëve të fundit të kanabisit bimor në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi (Ministria e Brendshme të Malit të Zi, 2020; Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore,

2020; Administrata Doganore nga Republika e Serbisë, 2020). Përveç kësaj, në fillim të majit, një konfiskim një ton kanabis u raportua në afërsi të kufirit shqiptaro-grek (Halili, 2020).